Gjendet një makinë e djegur në breg të detit. Mjeti është pikasur në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.
Siç raporton policia mjeti drejtohej nga 29-vjeçari A.S dhe ka marrë flakë në ecje.
“Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00, në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun”, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.”, njofton policia.