Vendosni fjalën kyçe....

S’është vetëm Delta, lista e llojeve të Covid-19 po bëhet më e gjatë, dalin pesë të reja


Përveç llojit Delta të Covid-19, të paktën pesë variante të tjera të koronavirusit po ndiqen nga afër nga shkencëtarët në Izrael dhe në mbarë botën, të cilët thonë se AY3 mund të jetë një lloj që mund të sjellë të tjera telashe për njerëzimin.

Lista e llojeve  të koronavirusit po bëhet më e gjatë dhe disa prej tyre po shqetësojnë ekspertët izraelitë, shkruan Haaretz. Ky është një proces natyror biologjik dhe evolucionar që është vështirë të jetë i papritur dhe që demonstron se sa i ndërlikuar dhe i brishtë është procesi për të kontrolluar një pandemi globale.

Këtë javë ishte AY3, një nënlloj i llojit Delta, që është gjetur në disa raste të fundit në Izrael. Muajin e kaluar ishte varianti ‘Delta-plus’.

Nuk është e qartë nëse këto lloje të reja do të kenë një efekt serioz në jetën e përditshme, por kërcënimi shqetëson shkencëtarët, studiuesit dhe analistët në të gjithë botën, si dhe zyrtarët e shëndetit publik dhe Organizatën Botërore të Shëndetit.