Shembet ndërtesa në Torino të Italisë, ndërron jetë vogëlushi 4-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ndodhi para orës 9 të mëngjesit, sipas medieve italiane ndërsa mësohet se nëna e vogëlushit ndodhet në spital.
Babai i vogëlushit mbërriti në vendngjarje dhe në gjendje shoku u dërgua për trajtim në spital. Emrat e tyre nuk bëhen ende të njohur.
Shkak i shpërthimit që çoi në shembje të një pjese të godinës mendohet se është gazi.
Të plagosur bashkë me shqiptaren ka mbetur edhe një 22-vjeçar.