Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në pritje të afganëve, talibanët të prerë: Asnjë s’do lejohet të largohet nga vendi, vetëm të huajt


Talibanët kanë thënë se nuk do t’i lejojnë asnjë afgan të largohet nga vendi përmes aeroportit të Kabulit, duke i bërë thirrje perëndimit të mos nxisë elitën e arsimuar të ikë nga vendi, duke shtuar se shtetasit e huaj duhet të evakuohen nga vendi deri më 31 gusht.

Duke folur të martën pasdite, zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Mujahid njoftoi se grupi nuk do të lejojë asnjë shtetas afgan të hyjë në aeroportin e Kabulit në një përpjekje për të ikur nga vendi.

Mujahid deklaroi se ata nuk ishin në favor të lejimit të largimit të afganëve, duke shtuar se të huajt mund të vazhdojnë të përdorin aeroportin deri në afatin e 31 gushtit.

Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore që të mos i nxirin të arsimuarit që të larghen nga Afganistani duke përmendur mjekët, inxhinierët,  mësuesit etj.

Ai gjithashtu përmendi situatën kaotike në aeroport si një arsye për afganët që ta shmangin atë. Ai tha se turmat rreth aeroportit të kryeqytetit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, duke pretenduar se siguria e tyre do të ishte e garantuar.

Para pak ditësh kryeministri Rama tha se Shqipëria do strehonte afganët që po largohen nga Afganistani ku përndiqen nga talibanët që kanë marrë drejtimin e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria po ë bënte këtë gjë për humanizëm e jo sepse ia ka kërkuar SHBA-ja. Numri i tyre është ende i papërcaktuar nga disa qindra në disa mijëra. Për strehimin e tyre janë p[ërcaktuar fillimisht dis godina në Qytetin Studenti e hotele në zonën e Durrësit pas përfundimit të sezonit veror.