Për të disatën ditë radhazi, Kosova raporton numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 pacientë duke e ccuar në 2370 numrin e tyre që prej nisjes së pandemisë.
Së fundmi janë gjetur 2541 raste të reja nga 12.618 analiza të kryera. Duhet thënë se shtatë ditët e fundit,
Prishtina zyrtare ka raportuar 75 vdekje lidhur me koronavirusin e ri ndërsa rastet e reja të zbuluar kanë qenë 13 mijë e 956, shkruan Koha.