Burri që u fotografua lakuriq si foshnjë në kopertinën e albumit ikonik të grupit amerikan Nirvana ‘Nevermind’, po padit trashëgimtarët e pronës së të ndjerit Kurt Cobain, anëtarët e bandës që mbijetuan dhe të tjerë – duke i akuzuar për pornografi fëmijësh e shfrytëzim seksual.
Në një padi të ngritur në Los Angeles të martën, Spencer Elden, 30 vjeç, thotë se prindërit e tij nuk kishin nënshkruar një njoftim që autorizonte grupin grunge-rock të përdorte fotografinë e famshme, në të cilën një foshnjë katër muajshe ishte fotografuar duke rendur pas një kartëmonedhe 1 dollar brenda një pishine.
Elden kërkon 150,000 dollarë nga secili prej 15 të paditurve, përfshirë fotografin Kirk Weddle, muzikanten dhe ekzekutuesen e pasurive të Cobain, ish-bashkëshorten e tij Courtney Love, kompani të ndryshme diskografike, drejtorë arti, për dëmet e paspecifikuara që do të përcaktohen në një gjyq.
Padia pretendon se ‘identiteti dhe emri ligjor i Eldenit lidhen përgjithmonë’ me ‘shfrytëzimin seksual komercial që ai përjetoi si i mitur’, i cili është shpërndarë në mbarë botën që nga suksesi i albumit të vitit 1991. Si rezultat, ai pretendon se ka vuajtur dhe do pësojë dëme të përjetshme.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani