Vendosni fjalën kyçe....

“Futbollistet femra që kanë gjoks të sheshtë duken si burra, mund të kenë vështirësi të martohen” – Presidentja e vendit afrikan


Presidentja e Tanzanisë ka bërë vërejtje të çuditshme për futbollistet femra të vendit, duke paralajmëruar se njerëzit ‘mund të mendojnë se janë burra’ nëse kanë gjoks të sheshtë dhe duke sugjeruar se fytyrat e tyre mund t’i bëjnë ato jo tërheqëse.

Duke folur në Presidencë ndërsa priste ekipin e të rinjve nën 23 vjeç, Samia Suluhu Hassan, presidentja e parë femër e vendit, duket se ka paraqitur një pamje të zymtë për homologet e tyre femra.

61-vjeçarja tha se burrat ‘duan dikë tërheqëse’, por me sa duket është e shqetësuar se njerëzit të vënë në pikëpyetje tërheqjen e grave që luajnë për Tanzaninë, kur shikojnë fytyrat e tyre.

“Nëse i sjellim këtu dhe i rreshtojmë, për ata me gjoks të sheshtë, ju mund të mendoni se ata janë burra, jo gra,” tha Hasan sipas AFP, duke thënë se ‘cilësitë tërheqëse janë zhdukur’ midis lojtareve femra.

“Dhe nëse shikoni fytyrat e tyre, mund të pyesni nëse do e bëni këtë, sepse nëse doni të martoheni, doni dikë tërheqëse, një zonjë që ka cilësitë që dëshironi. Sot, ato po na bëjnë krenare si komb kur sjellin trofe në ven, por nëse shikoni jetën e tyre në të ardhmen, kur këmbët janë lodhur nga loja, kur nuk kanë shëndet për të luajtur, çfarë do të bëjnë me jetën e tyre?” – tha ajo.