Vendosni fjalën kyçe....

I kthyer nga Afganistani, shqiptari i Kosovës: Situata është më e rëndë nga sa paraqitet


Blerat Ukaj, shqiptari i Kosovës që u kthye dy ditë më parë nga Afganistani ka rrëfyer për RTK-në situatën atje.

Që nga vitit 2015 Blerat Ukaj punoi me projekte të ndryshme në Afganistan në sektorin e administratës tatimore. Pas përfundimit të disa projekteve Ukaj u rikthye edhe një herë në kryeqytetin e Afganistanit me projekt të Bashkimit Europian, duke shkuar me punë në Kabul në periudhën kur pushtetin atje e morën talebanët.

 “Ne mblidheshim dhe tentonim të bënim zgjidhje por siç duket ishim pak të pashpresë për shkak se Bashkimi Europian siç duket për shkak të rrethanave të ndodhen na u shkëput komunikimi dhe ne ishim pa mbështetje nga punëdhënësi ynë dhe ne ishim pa mbështetje. Më ka kontaktuar direkt ministrja Donika Gërvalla dhe zyra e presidentes”, tha Ukaj për RTK-në.

Ai tha se gjendja në Afganistan është shumë më e rëndë sesa që paraqitet në media për shkak të qasjes së kufizuar të qasjes atje.