Vendosni fjalën kyçe....

Japonia do ndërtojë tunelin nënujor për të hedhur në oqean një milion ton ujë bërthamor nga centrali i Fukushimës


Operatorët e centralit bërthamor japonez Fukushima kanë njoftuar planet për të ndërtuar një tunel nënujor për të lehtësuar lëshimin e më shumë se një milion ton ujë bërthamor të trajtuar në oqeanin përreth.

Tuneli i gjatë 1 kilometër dhe i gjerë 8 metra do të kalojë në lindje nga rezervuarët e enëve të ujit në uzinën bërthamore në Oqeanin Paqësor, duke lejuar që afërsisht 1.27 milion ton ujë i trajtuar të lëshohet në det, pavarësisht kundërshtimit nga vendet fqinje.

Japonia këmbëngul se uji, i cili do të lëshohet në dy vjet, është plotësisht i sigurt, pasi është trajtuar plotësisht për të hequr grimcat radioaktive. Kontejnerët përfshijnë ujë që u përdor për të ftohur termocentralin bërthamor pasi ai u shkatërrua pas cunamit të vitit 2011 si dhe shiu dhe ujërat nëntokësorë që më pas depërtuan.

Tokio Electric Poëer Co (TEPCO) do të fillojë ndërtimin e tunelit që pritet të përfundojë deri në mars 2022, në pritje të studimeve të fizibilitetit dhe autorizimit përkatës nga zyrtarët japonezë.

Vendet fqinje dhe komunitetet e peshkimit kanë kritikuar planin e lëshimit të ujit mbi frikën e sigurisë dhe shqetësohen se do të minojë besimin në ushqimet e detit të kapura në ujërat përreth.