Kosova do strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë. Deklarata ka ardhur nga ministri i Brendshëm Sveçla.
Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, ai pohoi se institucionet në vend po bashkërendojnë punëtme aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e Kosovë.
Sipas tij, Kosova mund t’u ofrojë shtetasve afganë mbrojtje të përkohshme për rreth një vit.
“Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të përllogaritur edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata. Numri për të cilin po flasim dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000”, ka thënë Sveçla.
Në Shqipëri, kryeministri Rama ka ngritur sot ekipin që do merret me administrimin e çështjes së shtetasve afganë. Gjashtë ministri do bashkëpunojnë në këtë proces ndërsa fillimisht, numrit ende të papërcaktuar të shtetasve afganë që do vijnë do u ofrohet mbrojtje për një vit.