PSG-ja po përpiqet t’i rezistojë ofertës së Realit të Madridit për Mbape.
Ky i fundit ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi francez, por sipas drejtuesit të këtij të fundit kjo do ndodhë vetëm sipas kushteve të tyre.
Drejtori sportiv Leonardo ka thënë për mediat sportive se pavarësisht se Reali ka ofruar 160 milionë euro, kjo nuk mjafton.
“Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ne nuk mund ta ndalojmë atë. Por ai duhet ta bëjë këtë sipas kushteve tona. Ne kemi marrë një ofertë nga Real që është afër 160 milionë euro, por është shumë larg vlerësimit tonë.” – ka thënë braziliani.