Presidenti Meta thotë se mesazhi i Papa Françeskut drejtuar besimtarëve ditën e sotme lidhur me hipokrizinë është aktual për shopërinë shqiptare.
Kreu i shtetit ka shkëputur një pjesë nga fjalimi i kreut të Kishës Katolike drejtuar besimtarëve ku Papa Françesku shpjegon se çfarë është një hipokrit duke shtuar se nuk është e rallë t’i ndeshësh hipokritët në politikë.
Meta thekson se nuk duhen harruar fjalët e ZotitL Po, po; jo, jo.
“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.
“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!” – shkruan Meta në rrjetet sociale.