Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë te “Rruga e Barrikadave” në Tiranë


Një plagosje me thikë ka ndodhur në orën 14:40 të ditës së sotme në “Rrugën e Barrikadave” në Tiranë

Në informacionin e saj paraprak policia njofton: “Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.”