Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Najada Çomo më kërkoi të lërë mandatin


 

“Najada Çomo më kërkoi të lërë mandatin fill pas shtimit të rasteve me Covid19”, ka deklaruar këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës, Çomo i ka kërkuar t’i kushtojë më shumë vëmendje punës së saj si mjeke në luftën kundër Covid19.

“Kjo është një qeveri e punës, jo e fjalëve”, tha më tej Rama në komunikimin e tij me mediet, ku përballë i qëndronin edhe ministrat.

Rama e vendosi Çomon të dytën në listën e kandidatëve për deputetë, pas Luljeta Bozos. Çomo fitoi mandatin si deputete e Tiranës më 25 prill 2021.