Javën e ardhshme kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re. Kështu ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejtë me medien dhe publikun, ndërsa përballë ka patur ministrat e mandatit të dytë.
“Pavarësisht do të jeni apo nuk do të jeni ministra”, tha në fund Rama duke parapërgatitur ministrat e tij për ndryshime.
Sot Rama lajmëroi edhe tërheqjen e Najada Çomos nga mandati i deputetit të fituar në Tiranë.
“Najada Çomo më kërkoi të lërë mandatin fill pas shtimit të rasteve”, ka deklaruar këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama. “Kjo është një qeveri e punës, jo e fjalëve”, tha më tej Rama.
Sipas Ramës, Çomo i ka kërkuar t’i kushtojë më shumë vëmendje punës së saj si mjeke në luftën kundër Covid19. Çomo fitoi mandatin si deputete e Tiranës më 25 prill 2021.