Vendosni fjalën kyçe....

Rama i rrit numrat ditë pas dite, deklaron për CNN: Shqipëria do presë 4 mijë shtetas afganë


Kryeministri Rama ka pohuar për CNN se Shqipëria do presë 4 mijë shtetas afganë.

Gjatë një interviste me gazetaren Bianna Golodryga, kreu i qeverisë ka thënë se fillimisht në vend do vijnë 2 mijë shtetas afganë që do pasohen nga 2 mijë të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur, do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama, shkruan Shqiptarja.

Vlen të theksohet se para pak ditësh, Rama pohoi se Shqipëria do priste 1 mijë shtetas afganë. Më pas kjo shifër u rrit në 2 mijë, pak më vonë shkoi në 3 mijë e sot ai ka thënë se do vijnë 4 mijë.

Prej ditësh vendi po bëhet gati për strehimin e tyre, fillimisht në Qytetin Studenti e në disa hotele në Durrës. Po sot kreu i qeverisë vendosi ngritjen e ekipit me gjashtë ministri, që do administrojë çështjen e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë.