Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me sende të forta në Tiranë, qëllohet edhe me armë zjarri, plagoset 32-vjeçar


Një person është plagosur me sende të forta pas një konflikti fizik në zonën e njohur si ‘Restorant Durrësi’ në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti e i lënduar ka mbetur 32-vjeçari me iniciale B.S., i cili është dërguar në spital.

Sipas bluve, një nga personat e përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër e është larguar.

Njoftimi
“Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.”