Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla në SHBA kërkon që nxënësit të mbajnë pajisje gjurmuese për Covid19


Një shkollë e mesme në Uashington të SHBA-ve thuhet se po i detyron nxënësit që merren me sporte  të mbajnë pajisje të këmbëve gjatë lojërave dhe praktikës, si pjesë e asaj që administratorët thonë se është një përpjekje për të “kontaktuar gjurmët” e rasteve të Covid-19.

Shkolla e Mesme “Eatonville” do të kërkojë nga nxënësit atletë dhe stafi që të mbajnë pajisjet gjatë vitit të ardhshëm shkollor, raporton “Russia Today”. Shkolla argumenton se pajisjet janë të nevojshme për të gjurmuar shpërthimet e mundshme të koronavirusit në kampus, duke këmbëngulur se ato në të vërtetë nuk transmetojnë vendndodhjet e mbajtësve, por vetëm gjurmojnë afërsinë e lojtarëve me njëri -tjetrin dhe sa kohë qëndrojnë pranë.

“Monitoruesit janë si për stafin (trajnerët) ashtu edhe për nxënësit në terren, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo të pavaksinuar.”, tha shkolla në një deklaratë duke hedhur poshtë zërat se pajisjet përcjellëse do të kërkoheshin vetëm për të pavaksinuarit.

Ndërsa pajisjet përcjellëse do të mbahen vetëm gjatë lojërave dhe praktikave për disa sporte dhe më pas ato do të lihen në kampus ndërkohë. Këto pajisje janë kundërshtuar nga disa prindër.

Një nënë tha se vajzës së saj 15-vjeçare iu kërkua të mbante gjurmues para se të ndiqte stërvitjen e volejbollit në “Eatonville”, para se të merrte pëlqimin e prindërve. Nëna tha se mësoi për kërkesën nga vajza e saj në një mesazh me tekst, por shkoi të fliste personalisht me zyrtarët e shkollës pasi nuk ishte në gjendje të merrte përgjigje me telefon.

“Nëna foli me një punonjës në zyrën e shkollës, si dhe një trajner dhe u informua se ishte një takim javën e kaluar ku diskutohej programi i monitorimit të kyçit të këmbës”, raportojnë mediet lokale amerikane, duke shtuar se një drejtor atletik i shkollës më vonë “pranoi gabimin dhe kërkoi falje për “neglizhencën” e mosmarrjes së pëlqimit të saj.”

Megjithëse nëna ishte në gjendje të bënte një fotografi të pajisjet, ajo pretendon se i ishte ndaluar të fotografonte aparatin ndërsa vajza e saj në fakt e mbante atë.

Pajisjet, të cilat nuk u përmendën në udhëzimet e shkollës Covid-19 për semestrin e ardhshëm të vjeshtës, thuhet se janë prodhuar nga Triax “Technologies”, një firmë teknologjike me bazë në Connecticut.