Vendosni fjalën kyçe....

Soreca ‘gju më gju’ me Xhaçkën e Çuçin: Populli afgan meriton të jetë në siguri e me dinjitet


Ambasadori i BE-së në Tiranë, është takuar ‘gju më gju’ me ministrat Xhaçka e Çuçi.

Siç bën me dije vetë Soreca me anë të një postimi në Facebook, në takime është diskutuar për meritën e popullit afgan për të jetuar në siguri e me dinjitet.

Po kështu ai i ka falënderuar ministrat e Jashtëm e të Brendshëm për gatishmërinë e treguar nga Shqipëria për strehimin e e përkohshëm për afganët në nevojë.

“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi. Përsërita përgëzimet e BE-së për gatishmërinë e Shqipërisë në dhënien e strehimit të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet që po vijojnë për pritjen e afganëve të rrezikuar. Prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe me dinjitet,” – shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga Soreca.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani