Ndërsa 11 marinsa e një mjek ushtarak amerikan janë vrarë në dy shpërthime të njëpasnjëshme pranë aeroportit e Kabulit, Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, e kishte mendjen gjetiu.
Ajo postoi një seri postimesh në Twitter-in e saj duke u kujtuar të gjithë se sot është Dita e Barazisë së Grave.
Këto jaë postimet e saj të para që pas shpërthimeve jashtë aeroportit në Kabul, Afganistan.
“Sot dhe çdo ditë, le të thërrasim frymën e shpresës dhe të përpiqemi të ngremë zërin e grave në të gjithë kombin, sepse ne e dimë këtë të vërtetë: kur gratë arrijnë sukses, Amerika arrin,” shkruan Pelosi mesditën e së enjtes.
“Pavarësisht përparimit, gratë në mbarë vendin ende përballen me barriera për barazinë e plotë: nga pabarazitë e turpshme të pagave deri tek ndikimet e padrejta ekonomike të pandemisë në sulmin e pacipë ndaj të drejtës së votës. Në këtë moment, demokratët janë të përkushtuar të ndërtojnë një mjedis më mirë për gratë.” – tha Pelosi.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani