Tre pacientë kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv lidhur me koronavirusin e ri.
Viktimat janë një 40-vjeçar nga Shkodra, një 77-vjeçar nga Tirana e një 84-vjeçar nga Dibra.
Nga 6619 testime janë gjetur 888 raste të reja.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron zyrtarisht 2,486 humbje jete lidhur me Covid-19.