Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka kërkuar që 22-vjeçarja, që ishte në drejtim të fuoristradës ‘Land Rover’ që u përplas me furgonin në Qafë Muzinë në aksidentin tragjik me 5 viktima të mos gjykohet pa dalë ekspertiza.
Teksa rrjetet sociale sulmuan të renë Rexhina Çelhaka, duke e akuzuar si shkaktare të aksidentit me bilanc tejet të rëndë, Gonxhe shkruan se duhet pritur raporti i ekspertëve të policisë për aksidentin.
Ai thekson se në kohë me shi, Qafa e Muzinës është një rrugë mjaft e vështirë e kjo edhe për shoferët me shumë përvojë. Po kështu ai ka thënë se duhet analizuar edhe furgoni që u rrëzua në greminë, shkruan Newsbomb.