Arrestohet për drogë kryeplaku i fshatit Bajzë në Malësi të Madhe. Bashkë me të prangoset edhe një 35-vjeçar.
“Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
O.Ç., 35 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
T.C., 55 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Bajzë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së shtetasit O. Ç. kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.”, jep detaje Policia e Shkodrës.