Në një deklaratë, ISIS akuzoi talibanët se po punon ‘në bashkëpunim’ me ushtrinë amerikane për të mbrojtur dhe evakuuar ‘spiunët’ nga Afganistani.
ISIS identifikoi sulmuesin vetëvrasës që sulmoi ‘Abbey Gate’ në aeroport ku dhjetëra persona janë vrarë e plagosur, mes të cilëve 12 ushtarë amerikanë. Ata u krenuan që kishin arritur të depërtonin në zonë pavarësisht masave nga ushtarët amerikanë e talibanët.
Numri i përgjithshëm i viktimave ende nuk është konfirmuar, me zyrtarë lokalë të shëndetësisë që u thanë gazetarëve se të paktën 60 vdiqën në shpërthimet e së enjtes, ndërsa talibanët fillimisht thanë se 13 u vranë jashtë aeroportit.