Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i dytë në aeroportin e Kabulit pak pas paralajmërimit të ambasadorit francez, dyshohet për 13 viktima


Një shpërthim i dytë është raportuar në zonën e Hotel Baron pranë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, pas një shpërthimi të madh që ndodhi më herët, ndërsa evakuimi ushtarak vazhdon.

Të paktën 13 persona thuhet se janë vrarë në sulmin e dukshëm vetëvrasës. Mes tyre ka civilë afganë e amerikanë po numri is aktë i tyre nuk dihet ende.

Mëherët periferia e aeroportit të Kabulit u trondit nga një tjetër shpërthim i fuqishëm që sipas talibanëve ishte një sulm kamikaz.

Dyshohet se pas sulmit qëndron ISIS-K, një grup që ka lidhje me ISIS e vepron në Afganistan prej kohësh e që njihet si kundërshtar i talibanëve.

Pak më parë, ambasadori i Francës në Afganistan paralajmëroi civilët që të largoheshin nga portat e aeroportit të Kabulit, duke thënë se një shpërthim i dytë mund të jetë i afërt pas raporteve të konfirmuara për një shpërthim të madh, ndërsa evakuimi ushtarak vazhdon.

Ambasadori David Martinon shkroi në Twitter një paralajmërim ‘urgjent’ për ‘të gjithë miqtë tanë afganë’ të enjten, duke paralajmëruar se një ‘shpërthim i dytë është i mundur’. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpërthimi i parë ka të ngjarë të jetë një sulm kamikaz jashtë aeroportit.

Sekretari i Shtypit i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA John Kirby pohoi shpërthimin e parë pranë Portës Abbey të aeroportit, duke thënë se ai shkaktoi ‘një numër ende të panjohur viktimash’.

Një zëdhënës i talibanëve i tha Reuters se shpërthimi vrau të paktën 13, përfshirë fëmijë dhe roje talibane.

Skena në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ ishte tashmë kaotike para shpërthimit, pasi dhjetëra mijëra afganë, amerikanë dhe të tjerë kërkojnë kalim të sigurt nga vendi para afatit të 31 gushtit.

Raportet e inteligjencës ishin shfaqur në fillim të kësaj jave duke paralajmëruar sulme terroriste ‘të afërta’ në aeroportin e Kabulit nga ISIS-K, një degë e ISIS në Afganistan.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani