Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni konfirmon se disa ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit


Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se disa trupa amerikane ishin në mesin e atyre që u vranë në sulmin e së enjtes në aeroportin e Kabulit në një deklaratë të lëshuar nga Sekretari i Shtypit, John Kirby.

Agjencia nuk ka specifikuar numrin e vdekjeve, duke shtuar se disa amerikanë të tjerë janë plagosur.

Ambasadori amerikan në Kabul i ka konfirmuar stafit lokal se katër marinsa amerikanë u vranë në shpërthime dhe tre u plagosën, raportoi Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar amerikan që kishte informacione më të hollësishme për ngjarjen. Një zyrtar tjetër pohoi se ‘të paktën tre’ amerikanë u plagosën.

Sipas Pentagonit, viktimat u shkaktuan nga një ‘sulm komplek’ që vrau gjithashtu një numër civilësh afganë. Shpërthimet, që besohet se janë sulme kamikaze, lanë një total prej 13 personash të vdekur, ka konfirmuar një zëdhënës i tilebanëve.

Shumë aleatë amerikanë ose i kishin përfunduar përpjekjet e tyre për evakuim para shpërthimeve të së enjtes, duke cituar informacione paraprake në lidhje me një sulm terrorist.

Danimarka dhe Kanadaja nuk po fluturojnë më misione evakuimi; Polonia dhe Holanda kanë ndaluar fluturimet që nga sulmi, ndërsa Italia ndaloi të enjten në mbrëmje, dhe Franca njoftoi një afat të së premtes. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, megjithatë, po vazhdojnë fluturimet e tyre të evauimit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani