Vendosni fjalën kyçe....

Pep Guardiola mund të largohet nga “Manchester City”


Pep Guardiola ka sugjeruar se ai mund të largohet nga “Manchester City” kur kontrata e tij aktuale të përfundojë në 2023, shkruan “Skysports.com”.

Spanjolli 50-vjeçar, i cili u bashkua me ekipin në 2016 dhe që ka fituar tre tituj të Premier League, mendon se mund të ketë nevojë për një pushim pas shtatë vitesh në krye.

Ish -trajneri i Barcelonës zbuloi se ambicia e tij e radhës është të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar.

“Hapi tjetër do të jetë një ekip kombëtar, nëse ka një mundësi”, tha ai.

“Pas shtatë vitesh në këtë ekip, mendoj se do të kem një ndalesë. Do të më duhet të bëj një pushim, të shoh se çfarë kemi bërë.”, tha Guardiola duke shprehur dëshirën që do të donte të stërviste një ekip amerikano -jugor apo evropian.