Të paktën 19 persona u vranë në një përplasje midis një anijeje të mbushur me pasagjerë dhe një gunge ranore në Bangladeshin lindor të premten në mbrëmje.
“Të paktën 19 trupa të pajetë u gjetën, ndërsa një numër udhëtarësh të anijes transportuese janë ende të zhdukur. Shumë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, të anijes që transportonte udhëtarët u shpëtuan me ndihmën e vendasve, ndërsa disa të tjerë arritën të dalin në breg dhe të shpëtojnë nga mbytja,” konfirmoi zv.komisari i policisë, Hayat Ud Dowlah Khan, për Anadolu Agency.
Varka fatkeqe mbante mbi 100 pasagjerë, tha ai, duke shtuar se autoritetet do të jenë në gjendje të konfirmojnë numrin e të zhdukurve vetëm pasi të përfundojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
Incidenti ndodhi në lumin ndërkufitar Titas në rrethin Brahmanbaria. Anija e mbushur me pasagjerë kishte arritur në një moçal që lidhej me rrugën ujore kur goditi një varkë tjetër në pikën hyrëse.
Më pas, varka e pasagjerëve humbi kontrollin, duke u përplasur me dy anije mallrash që vinin nga drejtimi i kundërt, raportuan mediat lokale, duke cituar të mbijetuarit dhe dëshmitarët okularë.