Vendosni fjalën kyçe....

3 maj – Mark Marku: Do ketë revoltë popullore, do i nxjerrim nga zyrat këta që qeverisin


Mark Marku sot ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të Lezhës. Ai sulmoi kreun e PD-së Lulzim Basha të cilin e akuzoi për personalizimin e partisë së bashku me Berishën.

Por fill pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Mark Marku rezultonte në një profil e qëndrim krejt tjetër, pasi ai rezulton se ka kërkuar protesta dhe revolta popullore për rrëzimin e mazhorancës dhe qeverisë socialiste.

Madje Marku është shprehur asokohe me tone të forta për zhdukjen nga zyra të qeveritarëve socialistë.

“Askush nuk do t’i lejojë më këta të vjedhin. Këta do të nxirren me forcë jashtë nga zyrat. Çfarë ndodh kur nuk u lejon njerëzve të votojnë? Ka revoltë dhe revoltë do të ketë. Kur? Shumë shpejt”, deklaronte Marku.

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit për disa ditë u amplifikuan zërat për përmbysje me dhunë dhe protesta të qeverisë Rama. Këto thirrje vunë në lëvizje amerikanët që vepruan me shpejtësi dhe goditën Berishën duke e shpallur non grata./Hashtag.al