Një shef i grupit mafioz ndërkombëtar me origjinë nga Japonia, Yakuza, është dënuar me vdekje ë Japoni, një vendim i parë në llojin e tij ndaj një anëtari të lartë të grupit.
Ai u gjet fajtor për sulmet e kryera nga grupi ndaj qytetarëve në vend. Satoru Nomura, 74 vjeç, i tha gjykatësit të Gjykatës në Fukuoka, në Japoninë perëndimore, të martën: “Unë kërkova një vendim të drejtë. Do pendoheni për këtë për pjesën tjetër të jetës tuaj”, raportoi gazeta Nishinippon Shimbun.
Besohet se është hera e parë që një anëtar i lartë yakuza është dënuar me vdekje, raportoi BBC.
Nomura, kreu i sindikatës së krimit ‘Kudo-kai’ në jugperëndim të Japonisë, mohoi akuzat se ai kishte organizuar sulmet e dhunshme. Kudo-kai shpesh përshkruhet si banda ‘më e dhunshme’ e yakuza në Japoni.
Sipas transmetuesit japonez NHK, nuk kishte prova të drejtpërdrejta që Nomura kishte urdhëruar sulmet.
Sidoqoftë, në dhënien e dënimit, gjyqtari tha se banda vepronte sipas rregullave aq të rrepta saqë ishte e paimagjinueshme që sulmet të mund të kryheshin pa autorizimin e udhëheqësit të saj.
Gjyqi u zhvillua rreth sulmeve të kryera nga anëtarët e Kudo-kai midis viteve 1998 e 2014. Gjatë asaj kohe, një ish-drejtues i një kooperative peshkimi u qëllua dhe u vra, dhe tre të tjerë – përfshirë një infermiere dhe ish oficer policie – u plagosën nga të shtënat m armë zjarri ose goditjet me thikë.