Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli: Berisha s’duhet të ishte në politikë që prej vitit 2013, po mban peng partinë duke tensionuar raportet me SHBA-në


Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka thënë sot se ish-kryeministri Berisha duhet të ishte larguar nga politika që në vitin 2013.

Gjatë një interviste në Report TV, një nga kandidatët për kreun e selisë blu në zgjedhjet e qershorit tha se Berisha po mban peng partinë me tensionimin e marrëdhënieve me SHBA-në, pas vendimit të Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata.

“Basha nuk ka pasur një qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme në raport me SHBA, aleatin më të rëndësishëm që ka qenë pjesë që nga krijimi në ditën zero. Basha nuk po flet. Ça është ai kryetar që nuk flet dhe flet ish-kryetari? Për çfarë na duhet kryetrari? Ne po shohim që Berisha po imponon modelin e tij edhe pas 30 vitesh. Prandaj ne nuk mund të ikim nga partia por duhet të luftojmë për ringritjen e saj, pasi Basha është një i mefshtë që nuk mund të bëjë liderin në parti. Edhe po të mos ishte ngërçi me SHBA, Berisha nuk duhet të ishte në politikë që në 2013, që këtu ne kemi humbur besimin dhe moralitetin. Tani vjen SHBA e thotë se hoqët ju po kërkojmë ta heqim ne. Kështu ne bëhemi të pabesueshëm për demokratë dhe opozitën në vend”, tha Kadilli, shkruan Shqiptarja.