1 ton kokainë është kapur në Mal të Zi. Sasia më e madhe ndonjëherë e kapur në këtë shtet ishte fshehur në një kontenier me banane.
Malli është gjetur në një zonë periferike të Podgoricës, Mojanoviç, ndërsa janë arrestuar 2 persona; M.K dhe B.K.
Droga ishte paketuar në mbi 1200 pako të vogla.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar, Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, tha në “Twitter” zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Përveç dy të arrestuarëve janë marrë në pyetje një sërë personash të tjerë.
Mali i Zi përmendet shpesh në raporte si një nga rrugët kryesore të drogave në rajon.