Pas mbërritjes së 121 afganëve në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim shpreh vlerësimin dhe falenderon popullin shqiptar për mikpritjen.
“Unë mirëprita grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri.
Siç ka bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojën më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mik dhe aleat. Faleminderit.”, shkruan Kimi në “Twitter”.
Ambasadorja Kim, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Europës dolën për t’i pritur afganët në aeroportin “Nënë Tereza”.
Afganët kanë punuar në vendin e tyre për Fondacionin e George Sorosit.