Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet numri i saktë nga Ministria: Mbërritën 121 afganë në Shqipëri



Një konfuzion me numrin e afganëve që kanë mbërritur sot në Shqipëri është sqaruar pas pak orësh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës.

Fillimisht burimet konfirmuan mbërritjen e 170 afganëve të parë në vend por me sa duket numri i tyre është 121.

“Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës. Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës.

Autoritetet kanë qenë diskrete lidhur me numrin, ndërsa kanë mbajtur larg kamerat dhe mediet.

Afganët e mbërritur sot kanë punuar në Afganistan për Fondacionin e George Sorosit “Shoqëria e Hapur”.