Vendosni fjalën kyçe....

Prezantuesja e BBC vdes nga komplikimet tre javë pasi bëri vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19 – Raporti mjeko-ligjor


Një prezantuese e radios britanike BBC vdiq për shkak të komplikimeve nga vaksina kundër Covid-19 AstraZeneca, sipas raportit mjeko-ligjor.

Lisa Shaw vdiq më 21 maj vetëm disa javë pasi mori dozën e parë të vaksinës e menjëherë pas kësaj nisi një hetim për përcaktimin e shkaqeve.

Mjekja që u mor me autopsinë, Karen Dilks, dëgjoi të enjten se Shaw, 44 vjeç, vdiq në Infermierinë Royal Victoria (RVI) pak më shumë se tre javë pas dozës së saj të parë.

Një hetim, që zgjati më pak se një orë, gjeti se ajo u shtrua në spital pasi u ankua për dhimbje koke dhe mjekët zbuluan një hemorragji në trurin e saj.

Dr. Christopher Johnson, një konsulent në anestezi dhe kujdes intensiv në RVI, tha se mjekët ishin në një konferencë të përditshme me një panel kombëtar në lidhje me trombocitopeninë trombotike të nxitur nga vaksina, gjendja nga e cila besohej se vuante Shaë, raportoi BBC.

I pyetur nëse do të kishte ndryshuar trajtimet që i bëheshin Shaw, ai tha: ‘Jo’.