Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh ish-deputetë e deputetë: Sot nisim punën për fitoren e zgjedhjeve lokale 2023 e atyre të përgjithshme 2025


Kryeministri Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme ish-deputetët e PS dhe ata që janë zgjedhur në 25 prill 2021.

Në fillim të fjalës ai tha se ish-kreu i Parlamentit, Ruçi, do jetë krahu i tij i djathtë teksa PS-ja ka nisur punën për mandatin e tretë qeverisës. Ai paralajmëroi se qeveria e re do shpallet javën që vjen.

“Këtu jam me anëtarët e mandatin të dytë dhe ato të mandatit të tretë, që sapo fillon. Por, ne këtu jemi e do të jeminjë skuadër, që nga Gramozi, i cili do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pavarësisht se tanimë i vetëçliruar nga çdo funksion. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend. Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se të gjithë kandidatët që nuk do jenë në parlament gjatë mandatit të tretë, do përfshihet në punët e qeverisë e të partisë. Rama theksoi se që tani nis puna për fitoren e zgjedhjeve lokale të vitit 2023 e atyre të përgjithshme të vitit 2025.

“Gjithë ata që nuk do të jenë në mandatin e tretë në parlament, do të kenë mundësi të përfshihen në punët e qeverisë e partisë. Të japim energji e forca të reja, frekuenca të reja. Tani nis njëkohësisht në 3 hapësira, kuvend, qeveri, parti, puna e madhe për dy fitore të tjera, shumë të rëndësishme në mbështetje të Shipëria 2030. Zgjedhjet e 2023 dhe 2025. Çfarë do të bëjmë sot e përditë, do të korrim kur populli të ndajë të njomat nga të thatat. Fitorja e fundit më e vështira sipas meje, ashtu dhe mandati i tretë do të jetë më i vështiri në arritjen e rikonfirmimit të PS si forcë qeverisëse për 4 vjet nga sot.” – theksoi Rama.