Pas mbërritjes së afganëve të parë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama, teksa në aeroport për t’i pritur 121 afganët, kryesisht punonjës të Fondacionit të George Soros kanë dalë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Europës Olta Xhacka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
“Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën. Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama në “Facebook”.