Vendosni fjalën kyçe....

“S’është më kërcënim kritik” – Danimarka thotë se Covid-19 nën kontroll, heq të gjitha kufizimet nga 10 shtatori


Qeveria daneze ka vendosur të ndalojë përcaktimin e Covid-19 si një ‘sëmundje kritike shoqërore’, duke thënë se e ka nën kontroll. Vendimi nënkupton braktisjen e bazës ligjore për kufizimet dhe heqjen e tyre në shtator.

“Epidemia është nën kontroll, ne kemi nivele rekord të larta të vaksinimit,” thanë zyrtarët shëndetësorë të Danimarkës në një deklaratë të premten.

Ndërsa rezultatet pozitive janë rezultat i ‘kontrollit të fortë të epidemisë’, rregullat speciale që janë futur për të luftuar virusin vdekjeprurës nuk do të jenë më në fuqi duke filluar nga 10 shtatori, sipas njoftimit zyrtar.

Klasifikimi i shpejtë i Covid=19 si një kërcënim kritik shoqëror i lejoi autoritetet të vendosin kufizime të tilla si kërkesa të detyrueshme për veshjen e maskave, ‘pasaportën Covid-19’ për vaksinimet si dhe ndalimin e tubimeve masive në vend.