Vendosni fjalën kyçe....

Açka për dorëheqjen e Markut: Poplat mbi Markun i ruani për “bishën” e vërtetë


Deputetja demokrate e Elbasanit Flutura Açka ka komentuar dorëheqjen nga mandati të deputetit të Lezhës Mark Marku,

“Po e ndjek me trishtim skizmën psikike që po ndodh pas dorëheqjes së Mark Markut dhe nga të dyja anët ka nga ata që i largohen thelbit të pastër të kësaj ikjeje. Nuk është braktisje, është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i gjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si profesor Marku.

Do ta gjykoja, nëse do të gjeja dikë që t’i afrohej luftës opozitare të palodhur të tij nga jashtë deryrës politike, që do të thotë se ka qenë e drejtë, apolitike dhe e përgjegjshme.

Do ta gjykoja po ta kishte lënë në mes fushatën e vështirë të zgjedhjeve, me një kundërshtar të pabesë, të dhunshëm dhe pa principe politike.

Do ta gjykoja po të bënte sikur të mos e dinte se me çfarë dileme politike, morale, ligjore dhe etike hyn Opozita në parlament në shtator.

Marku Marku ka integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja. Mjaft që të analizojnë me qetësi.”, shkruan Açka.

Shkrimtarja mendon se të vetmen që duhet gjykuar është “paaftësia jonë prej mungesës së një figure me personalitet të lartë në një front aq të rëndësishëm të luftës opozitare siç është Parlamenti dhe personalisht mungesën e një kolegu të vyer, nga i cili ke çfarë dhe si të mësosh të bësh opozitë.”

“Sa për veten, nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj. Nuk besoj as ai nesër të tjerët që mendojnë ndryshe prej tij në rrethana të caktuara.

Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë.”, përfundon Açka.

Deputeti demokrat Marku dha dorëheqjen duke theksuar se kryedemokrati Lulzim Basha po drejton partinë e ish-kryeministrit Sali Berisha.