Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e një fshati në Kuçovë dalin në rrugë, duan ujë të pijshëm: Kemi 30 vite që u thamë për pikën e ujit


Banorët e fshatit Shegjëz në Kuçovë kanë zhvilluar sot një protestë për mungesën e ujit të pijshëm.

Ata janë mbledhur në rrugën e fshatit duke kërkuar ujin e pijshëm, që u mungon prej 30 vitesh.

Banorët kanë thënë se kanë qenë të detyruar të hapin puse në mungesë të ujit të pijshëm por kjo u ka kushtuar shumë.

“Ne nuk na intereson se ku e gjen bashkia e Kuçovës ujin për ujësjellësin,ne duam ujë të pijshëm. Edhe banorët e Lumasit kanë të drejtë kur kërkojnë të mos preket burimi i Sinecit por edhe ne kemi të drejtë të kërkojmë ndërtimin e ujësjellësit sepse po thahemi për pikën e ujit. Ujin e pijshëm e blejmë me bidona,ndërsa për t’u larë e nevojat e tjera mbushim ujë me kafshë” -shprehen banorët e fshatit Shegjëz, shkruan BË.