Vendosni fjalën kyçe....

Baze: Marku ka refuzuar Berishën, jo PD-në


“Mark Markun e ka çuar tek dorëzimi i mandatit, kriza reale e Partisë Demokratike, e cila nuk lidhet as me organizimin e partisë, as me manovrat banale të Lulit për të pasur çelsat e kasafortës dhe “kuadrot” e partisë, por fakti që partia është peng i fatit të Sali Berishës. Ky ka qenë në fakt për 30 vjet shkaku i betejave brenda PD.”, komenton këtë të shtunë Mero Baze.

Sipas tij “refuzimi i Mark Markut për të vazhduar lojën e strucit të Lulzim Bashës, është fillimi i çlirimit të PD-së nga ky makth.”

“Nuk ka rëndësi tani nëse njerëzit do të shkojnë në shumicë pas Markut, apo pas Berishës, që i ka besuar çelësat e kashtës Lulit. Të gjithë e dimë se shumica e rrogëtarëve të PD ndjekin vulën dhe borderonë, por jo politikën.

Mark Marku ka zgjedhur politikën dhe politika më e mirë sot në opozitë është të kërkosh një opozitë e cila nuk është peng i Sali Berishës. Çdo gjë tjetër është më pak e rëndësishme. Edi Rama e ka mundur me të dyja variantet, jo se është i zoti vetë, por se opozita është e pabesueshme.

Ajo që i duhet opozitës nuk është të jetë radikale ekstreme, pasi ajo ishte e tillë kur dogji mandatet e bojkotoi zgjedhjet.”, shprehet analisti.

Opozita e re dhe e besueshme sipas Bazes nis me ata që braktisin Sali Berishën.

“Dhe sot është dita e parë e rëndësishme e Mark Markut në politikë. Natyrisht, jo me rrogë. Rrogën ia ka lënë Lulit.”, përfundon Baze.