Vendosni fjalën kyçe....

Biden paralajmëron një tjetër sulm në aeroportin e Kabulit brenda 24-36 orëve të ardhshme


Presidenti amerikan Joe Biden ka lëshuar një deklaratë duke zbuluar se komandantët ushtarakë e kanë informuar atë se një sulm tjetër ndaj trupave dhe civilëve ka të ngjarë të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme.

Paralajmërimi i presidentit vjen pas një shpërthimi në aeroportin e Kabulit, që vrau 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë. Biden përsëriti se misioni për evakuimin e civilëve dhe aleatëve deri më 31 gusht vazhdon dhe nuk do të preket nga masat e mëtejshme të sigurisë që po ndërmerren.

Presidenti premtoi gjithashtu më shumë sulme nga SHBA në përgjigje të bombardimit të ISIS-K. Po kështu Biden foli edhe për sulmin ndaj ISIS-K në Afganistan ku sipas Pentagonit u vranë dy zyrtarë të profilit të lartë duke theksuar se sulmi nuk do ishte i fundit.