Kanë dalë pamjet e aksidentit me një viktimë afër fshatit Manati të Lezhës.
Në pamjet e publikuara duket mjeti që vjen me shpejtësi e pasi përplaset me bordurat anash rrugës majtës, del në krahun tjetër duke u përplasur fort me një mur, gjë që i shkaktoi vdekjen 38-vjeçarit Paulin Gjomarkaj e la të plagosur bashkëudhëtarin e tij.
Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit.
*Video Credit: Syri