Vendosni fjalën kyçe....

Intervista ‘e çuditshme’ e CNN dy javë më parë me liderin e grupit ISIS-K që kreu sulmin me 200 viktima në Kabul (Video)


Transmetimi i një interviste nga CNN me një komandant të ISIS-K ngriti jo pak dyshimet e pikëpyetje se si media arriti të gjente një nga liderët e një grupi terrorist dhe mbrojti identitetin e tij, dy javë para se grupi i tij të vriste gati 200 njerëz, mes të cilëve 13 ushtarë amerikanë.

Intervista u transmetua të shtunën, me ‘komandantin e lartë të ISIS-K’ që i tha gazetares së CNN, Clarissa Ward, në një hotel në Kabul se grupi ‘po mbante profil të ulët dhe po priste çastin e tij për të goditur’.

Ky moment me sa duket arriti të enjten, kur një shpërthim për të cilin ISIS-K mori përgjegjësinë, vrau 170 afganë dhe 13 ushtarakë amerikanë jashtë aeroportit të Kabulit. Qindra të tjerë u plagosën.

Ward i quajti fjalët e komandantit ‘jashtëzakonisht profetike’, por përdoruesit e mediave sociale sugjeruan që deklarata ishte më shumë një komplot sesa një profeci, duke pasur parasysh se komandanti po fliste për atë që grupi i tij do të bënte.

Të tjerë argumentuan se CNN ndihmoi dhe mbështeti sulmin në Kabul duke pasur njoftim paraprak dhe me sa duket nuk bëri asgjë për të ndihmuar në parandalimin e tij ose për të çuar autoritetet amerikane te komandanti terrorist.

Intervista e ISIS-K nuk ishte pikëpjekja e vetme e çuditshme e gazetares së CNN, Ward, në Afganistan. Ajo u tall me një raport të 16 gushtit në të cilin ajo tha për luftëtarët talibanë që qëndronin pas saj: “Ata thjesht brohorasin ‘vdekje Amerikës’, por duken miqësore në të njëjtën kohë.”

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani