Një tubim fushate i kryeministrit kanadez Justin Trudeau u anulua papritur, pasi një grup protestuesish u afruan pranë kreut të qeverisë e pas kësaj Partia Liberale e kryeministrit e anuloi tubimin për ‘arsye sigurie’.
Një turmë e madhe protestuesish ndoqën tubimin e partisë së kryeministrit të premten, e mbajtur në një parking hoteli në Bolton, Ontario. Pas një pritjeje dy-orëshe, Trudeau ende nuk u ishte drejtuar mbështetësve dhe më pas një vullnetar i fushatës i informoi të pranishmit se ngjarja nuk do të zhvillohej më.
Një zëdhënës i partisë më vonë tha se tubimi u mbyll për ‘arsye sigurie’, megjithëse nuk dha hollësi.
Pamjet e demonstruesve të zhurmshëm kanë qarkulluar në internet, me disa që dëgjohen duke sharë kryeministrin, ndërsa të paktën një protestues u pa duke ngritur një flamur të stolisur me fjalët ‘Të q**sha Trudeau-në’.
Shumë shprehën zemërim për kufizimet e Kanadasë lidhur me Covid-19 dhe kërkesat e mundshme të pasaportave të vaksinave.