Vendosni fjalën kyçe....

Vdesin dy 30-vjeçarë në Japoni pasi bënë vaksinat Moderna, nisin hetimet


Dy persona kanë vdekur në Japoni pasi kishin marrë doza të vaksinës Moderna nga një seri e cila ishte pezulluar si masë paraprake pasi disa prej shishkave ishin ndotur me material të huaj të panjohur.

Viktimat ishin burra në të 30 -tat, secili prej të cilëve mori dozat e tyre të dyta Moderna, nga një seri vaksinash që u pezulluan të enjten, tha Ministria e Shëndetësisë të Shtunën. Një hetim për shkaqet e vdekjeve është duke u zhvilluar.

Një sasi prej më shumë se 1.63 milionë dozash u sekuestrua në Japoni pasi shpërndarësi i brendshëm i vaksinës, Takeda, njoftoi qeverinë për materialin e huaj të zbuluar në 39 shishka të papërdorura.

Të gjitha dozat e ndotura u prodhuan në një fabrikë në Madrid të drejtuar nga firma spanjolle Rovi, e cila tha se shishkat në fjalë i përkisnin një grupi të dërguar ekskluzivisht në Japoni.

Përbërja e substancës së huaj nuk ishte menjëherë e qartë. Sidoqoftë, kanali televiziv japonez NHK raportoi se disa doza ishin të kontaminuara me grimca metalike, duke cituar burimet e Ministrisë së Shëndetësisë.