Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj takohet në Kosovë me Kurtin e Hotin, mister mungesa e takimeve me Haradinajn, Krasniqin e Abdixhikun


Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka takuar ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës, Kurti, kryebashkiakun e Prishtinës Ahmeti e personazhe të tjera.

Të bie në sy se gjatë vizitës ai nuk ka takuar kreun e AAK-së, Haradinaj, atë të PDK-së, Krasniqi apo të LDK-së, Abdixhiku.

E po kështu as presidenten e vendit Osmani.

Ndërsa në rastin e Haradinajt mund të mendohet se takimi ka ardhur pas përplasjeve të forta të këtij të fundit me kryeministrin Rama muaj më parë, lidhur me çështjen e marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës, ku përfshihej shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve, marrëveshje e kundërshtuar fort nga Haradinaj.

Ndërsa për personazhet e tjera, nuk ka ende ndonjë informacion pse takimet nuk kanë ndodhur. Vizita e Veliajt në Kosovë, vjen teksa kryeministrat Kurti e Rama, kanë pasur disa fërkime në largësi lidhur me çështjen e nismës Ballkani i Hapur, që kundërshtohet nga Kurti e mbështetet fort nga Rama.