Vendosni fjalën kyçe....

A u përgjum Biden gjatë takimit me kryeministrin izraelit? Videoja bëhet virale


Një video në të cilën presidenti amerikan Biden duket sikur përgjumet gjatë një takimi me kryeministrin e Izraelit Bennett, është bërë virale.

Ajo është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale sidomos nga mbështetësit e Partisë Republikane, të cilët u tallën me pamjen e shefit të Shtëpisë së Bardhë e kërkuan dorëheqjen e tij.

Takimi mes Biden e Bennett u zhvillua ditën e premte në Uashington teksa palët folën për marrëdhënit dypalëshe e forcimin e tyre.

Në një çast të caktuar rreth fundit të takimit, Biden ul kokën dhe jep përshtypjen sikur përgjumet për pak sekonda, para se ta ngrejë sërish kokën në drejtim të kryeministrit izraelit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani