Një efektiv i Policisë Rrugore është lënduar pas një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur te Kthesa e Rinasit ku mjeti që drejtohej nga shtetasi M.Zh., është përplasur me efektivin me iniciale D.H., i cili drejtonte një motor të Policisë Rrugore.
Ky i fundit u dërgua në spital e pas mjekimit është larguar për në shtëpi.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”