Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunimi parlamentar, PD duhet të jetë nismëtare


Nga Ylli Manjani

Pak më intereson debati mbi idenë koalicion (apo jo) PS-PD.  Por jam shumë mbështetës i idesë së një platforme bashkëpunimi parlamentar e cila duhet të arrijë:

  1. Fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
  2. Përmbysjen e sistemit hajdut zgjedhor dhe ndërtimin e një Proporcionali Kombëtar të thjeshtë, pa ndarje e karrema që dhurojnë pushtet pa votë, apo që blen pushtet me para.
  3. Hartimin e një Kushtetute të re, si dokument themelor parimesh demokratike, ekonomike e të shtetit të drejtë.

Kaq mjafton, del e tepron!

Më së shumti e pres nga Partia Demokratike të jetë nismëtare e kësaj platforme bashkëpunimi parlamentar.

Dhe nuk ka hiç nevojë për negociata ala Kim, as për kimë me ligje ambasadash, të cilat më e pakta nuk kanë haber nga punët tona dhe, më së shumti i shërbejnë qartësisht qeverisë.

Ky duhet të ishte misioni themelor i këtij parlamenti, pavarësisht si u zgjodh.